Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Umare, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Omerit i sollën një grua që bënte tatuazh, e në atë rast Omeri u ngrit dhe tha: “Ju përbej në Allahun, kush e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ për tatuazhin?” Unë u ngrita dhe thashë: “Unë e kam dëgjuar, o i prijësi i besimtarëve.” - Çfarë e ke dëgjuar? - më pyeti Omeri. - E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Mos bëni tatuazh dhe mos kërkoni t'ju bëhet tatuazh.”
حَدَّثَنَا زُهَيْرُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ عَنْ عُمَارَةَ، عَنْ أَبِي زُرْعَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رَضِيَ اللهُ عَنْهُ - قَالَ: أُتِيَ عُمَرُ بِامْرَأَةٍ تَشِمُ، فَقَامَ فَقَالَ: أَنْشُدُكُمْ بِاللَّهِ، مَنْ سَمِعَ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ فِي الْوَشْمِ؟ فَقَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: فَقُمْتُ فَقُلْتُ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ، أَنَا سَمِعْتُ. قَالَ: مَا سَمِعْتَ؟ قَالَ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "لاَ تَشِمْنَ وَلاَ تَسْتَوْشِمْنَ".