Sahihu i Buhariut — Hadithi 5946

87. Nënkapitulli: Ajo që kërkon t’i bëhet tatuazhi

5946. Nga: Ebu Hurejra

Zuhejr ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Umare, e ky nga Ebu Zura se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Omerit i sollën një grua që bënte tatuazh, e në atë rast Omeri u ngrit dhe tha: “Ju përbej në Allahun, kush e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ për tatuazhin?” Unë u ngrita dhe thashë: “Unë e kam dëgjuar, o i prijësi i besimtarëve.”
- Çfarë e ke dëgjuar? - më pyeti Omeri.
- E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: “Mos bëni tatuazh dhe mos kërkoni t'ju bëhet tatuazh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5946

Fjalë të panjohura?