Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një udhëtim me Pejgamberin ﷺ, gjatë natës, disa njerëz thanë: “O i Dërguari i Allahut, sikur të pushonim paksa!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Kam frikë se nuk do të mund të zgjoheni për namaz.” Bilali tha: “Unë do t'ju zgjoj, shtrihuni lirisht. Pastaj u mbështet në shalën e kafshës së vet, por iu rënduan sytë dhe fjeti.” Kur Pejgamberi ﷺ u zgjua, tashmë disku i diellit kishte dalë, andaj iu drejtua Bilalit: - “O Bilal! Ku mbeti ajo që the?” - Asnjëherë nuk më ka kapluar gjumë i tillë, - i tha Bilali. Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu jua merr shpirtrat dhe jua kthen kur të dojë. O Bilal, ngrihu dhe thirri njerëzit për namaz.” Pastaj, mori abdes dhe, kur dielli u shfaq dukshëm e u zbardhua, u ngrit dhe e fali namazin.”
حَدَّثَنَا عِمْرَانُ بْنُ مَيْسَرَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ فُضَيْلٍ قَالَ: حَدَّثَنَا حُصَيْنٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي قَتَادَةَ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: سِرْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ لَيْلَةً فَقَالَ بَعْضُ الْقَوْمِ: لَوْ عَرَّسْتَ بِنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ. قَالَ: "أَخَافُ أَنْ تَنَامُوا عَنِ الصَّلاَةِ". قَالَ بِلاَلٌ: أَنَا أُوقِظُكُمْ. فَاضْطَجَعُوا وَأَسْنَدَ بِلاَلٌ ظَهْرَهُ إِلَى رَاحِلَتِهِ، فَغَلَبَتْهُ عَيْنَاهُ فَنَامَ. فَاسْتَيْقَظَ النَّبِيُّ ﷺ وَقَدْ طَلَعَ حَاجِبُ الشَّمْسِ. فَقَالَ: "يَا بِلاَلُ أَيْنَ مَا قُلْتَ؟" قَالَ: مَا أُلْقِيَتْ عَلَىَّ نَوْمَةٌ مِثْلُهَا قَطُّ. قَالَ: "إِنَّ اللَّهَ قَبَضَ أَرْوَاحَكُمْ حِينَ شَاءَ، وَرَدَّهَا عَلَيْكُمْ حِينَ شَاءَ، يَا بِلاَلُ قُمْ فَأَذِّنْ بِالنَّاسِ بِالصَّلاَةِ". فَتَوَضَّأَ فَلَمَّا ارْتَفَعَتِ الشَّمْسُ وَابْيَاضَّتْ قَامَ فَصَلَّى.