Sahihu i Buhariut — Hadithi 597

Kohët e namazit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ebu Nuajmi dhe Musa ibn Ismaili na kanë thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” (Taha, 14) Musai thotë se Hemami ka thënë: “E kam dëgjuar Kataden duke thënë më vonë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” Habani ka thënë: “Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ, ngjashëm.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ، وَمُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ، قَالاَ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "مَنْ نَسِيَ صَلاَةً فَلْيُصَلِّ إِذَا ذَكَرَهَا، لاَ كَفَّارَةَ لَهَا إِلاَّ ذَلِكَ. ﴿... وَأَقِمِ الصَّلاَةَ لِذِكْرِي ﴾ [طه: ١٤] ". قَالَ مُوسَى: قَالَ هَمَّامٌ: سَمِعْتُهُ يَقُولُ بَعْدُ: ﴿وَأَقِمِ الصَّلاَةَ لِذِكْرَى﴾ وَقَالَ حَبَّانُ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ قَالَ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا أَنَسٌ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ نَحْوَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/597