Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullah ibn Omeri dhe Ebu Bekër ibn Ebu Hathme se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fund të jetës, Pejgamberi ﷺ një natë e fali jacinë dhe, pasi e kreu, tha: “A po e shihni natën e sotme? Në krye të njëqind vjetëve nga sot, askush që jeton tani nuk do të mbetet i gjallë mbi sipërfaqen e tokës.” Njerëzit e keqkuptuan fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe menduan se Kiameti do të ndodhë pas njëqind vjetësh. Mirëpo, fjala e tij “... askush që jeton tani, nuk do të mbetet i gjallë mbi sipërfaqen e tokës”, aludon se do të vdiste gjenerata në fjalë.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: حَدَّثَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ، وَأَبُو بَكْرِ بْنُ أَبِي حَثْمَةَ أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ قَالَ: صَلَّى النَّبِيُّ ﷺ صَلاَةَ الْعِشَاءِ فِي آخِرِ حَيَاتِهِ، فَلَمَّا سَلَّمَ قَامَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "أَرَأَيْتَكُمْ لَيْلَتَكُمْ هَذِهِ فَإِنَّ رَأْسَ مِائَةٍ لاَ يَبْقَى مِمَّنْ هُوَ الْيَوْمَ عَلَى ظَهْرِ الأَرْضِ أَحَدٌ". فَوَهِلَ النَّاسُ فِي مَقَالَةِ رَسُولِ اللَّهِ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - إِلَى مَا يَتَحَدَّثُونَ مِنْ هَذِهِ الأَحَادِيثِ عَنْ مِائَةِ سَنَةٍ، وَإِنَّمَا قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ يَبْقَى مِمَّنْ هُوَ الْيَوْمَ عَلَى ظَهْرِ الأَرْضِ". يُرِيدُ بِذَلِكَ أَنَّهَا تَخْرِمُ ذَلِكَ الْقَرْنَ.