Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Seid ibn Ebu Burde ibn Ebu Musa Eshariu, e ky nga babai i vet se gjyshi i vet Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo musliman duhet të japë sadaka.” - Të pranishmit pyetën: “Po ai që nuk ka?” - “Punon me duart e veta, i bën dobi vetes dhe jep sadaka” , - tha ai. - Po nëse nuk ka mundësi, ose nuk punon? - pyetën. - “E ndihmon nevojtarin e vuajtur” , - iu përgjigj ai. - Po nëse nuk ka mundësi? - pyetën. - “Le të urdhërojë për të mirë” - ose ka thënë: “për punë të mira!” , - iu përgjigj ai. - Po nëse nuk e bën? - pyetën. - “Le të ndalet prej së keqes, kjo është sadaka për të” , - tha Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي بُرْدَةَ بْنِ أَبِي مُوسَى الأَشْعَرِيِّ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ جَدِّهِ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "عَلَى كُلِّ مُسْلِمٍ صَدَقَةٌ". قَالُوا: فَإِنْ لَمْ يَجِدْ؟ قَالَ: "فَيَعْمَلُ بِيَدَيْهِ فَيَنْفَعُ نَفْسَهُ وَيَتَصَدَّقُ". قَالُوا: فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ أَوْ لَمْ يَفْعَلْ؟ قَالَ: "فَيُعِينُ ذَا الْحَاجَةِ الْمَلْهُوفَ". قَالُوا: فَإِنْ لَمْ يَفْعَلْ؟ قَالَ: "فَيَأْمُرُ بِالْخَيْرِ". أَوْ قَالَ: "بِالْمَعْرُوفِ". قَالَ: فَإِنْ لَمْ يَفْعَلْ؟ قَالَ: "فَيُمْسِكُ عَنِ الشَّرِّ، فَإِنَّهُ لَهُ صَدَقَةٌ".