Sahihu i Buhariut — Hadithi 6033

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka qenë njeriu më i mirë, më bujari dhe më trimi.” Një natë, banorët e Medinës i kaploi një panik, kështu që njerëzit u nisën në drejtim të zhurmës që dëgjuan. Pejgamberi ﷺ u kishte paraprirë atyre për te zhurma, andaj, kur i takoi, u tha: “Mos u frikësoni! Mos u frikësoni!” Ai qëndronte mbi një kalë të pashaluar të Ebu Talhait, në qafë kishte varur shpatën dhe tha: “Qenka kalë i furishëm si deti!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَوْنٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ - هُوَ ابْنُ زَيْدٍ - عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ أَحْسَنَ النَّاسِ وَأَجْوَدَ النَّاسِ وَأَشْجَعَ النَّاسِ. وَلَقَدْ فَزِعَ أَهْلُ الْمَدِينَةِ ذَاتَ لَيْلَةٍ فَانْطَلَقَ النَّاسُ قِبَلَ الصَّوْتِ، فَاسْتَقْبَلَهُمُ النَّبِيُّ ﷺ قَدْ سَبَقَ النَّاسَ إِلَى الصَّوْتِ وَهُوَ يَقُولُ: "لَنْ تُرَاعُوا، لَنْ تُرَاعُوا". وَهُوَ عَلَى فَرَسٍ لِأَبِي طَلْحَةَ عُرْىٍ مَا عَلَيْهِ سَرْجٌ، فِي عُنُقِهِ سَيْفٌ فَقَالَ: "لَقَدْ وَجَدْتُهُ بَحْرًا". أَوْ "إِنَّهُ لَبَحْرٌ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6033