Sahihu i Buhariut — Hadithi 6063

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kohë të gjatë Pejgamberit ﷺ po i përfytyrohej se flinte me gratë e tij, gjë që në realitet nuk e bënte. Një ditë prej ditësh më tha: “Oj Aishe! Allahu i Lartësuar më dha përgjigje për një çështje që e kam lutur. Më erdhën dy burra: njëri u ul te këmbët e mia, kurse tjetri te koka, e në atë rast ai që ishte te këmbët i tha atij që ishte te koka: - Çfarë ka ky burrë? - I është bërë sihër, - tha tjetri. - Kush i ka bërë sihër? - pyeti i pari. - Lebid ibn Asami, - tha ai. - Në çfarë? - Në krehër me flokë dhe thek hurme, nën një rrasë guri që qëndron në fundin e pusit Dhervan, - tha tjetri.” Aishja vazhdon: “Pastaj Pejgamberi ﷺ erdhi dhe tha: “Ky është ai pusi që më ishte shfaqur. Frutat e asaj hurme (afër pusit) dukeshin si koka shejtanësh, kurse uji i tij kishte marrë ngjyrë të kuqërremtë.” Pejgamberi ﷺ urdhëroi që të nxirret. Aishja thotë: “E pyeta: “O i Dërguari i Allahut, a e prishe sihrin me rukje?” Ai tha: “Meqë Allahu më shëroi mua, nuk më pëlqen t'ua kujtoj njerëzve të keqen.” Ajo tha: “Lebid ibn Asami ishte një burrë nga fisi Zurejk, aleat i hebrenjve.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: مَكَثَ النَّبِيُّ ﷺ كَذَا وَكَذَا يُخَيَّلُ إِلَيْهِ أَنَّهُ يَأْتِي أَهْلَهُ وَلاَ يَأْتِي، قَالَتْ عَائِشَةُ: فَقَالَ لِي ذَاتَ يَوْمٍ: "يَا عَائِشَةُ، إِنَّ اللَّهَ أَفْتَانِي فِي أَمْرٍ اسْتَفْتَيْتُهُ فِيهِ: أَتَانِي رَجُلاَنِ، فَجَلَسَ أَحَدُهُمَا عِنْدَ رِجْلَىَّ وَالآخَرُ عِنْدَ رَأْسِي، فَقَالَ الَّذِي عِنْدَ رِجْلَىَّ لِلَّذِي عِنْدَ رَأْسِي: مَا بَالُ الرَّجُلِ؟ قَالَ: مَطْبُوبٌ. -يَعْنِي مَسْحُورًا -. قَالَ: وَمَنْ طَبَّهُ؟ قَالَ: لَبِيدُ بْنُ أَعْصَمَ. قَالَ: وَفِيمَ؟ قَالَ: فِي جُفِّ طَلْعَةٍ ذَكَرٍ فِي مُشْطٍ وَمُشَاقَةٍ، تَحْتَ رَعُوفَةٍ فِي بِئْرِ ذَرْوَانَ". فَجَاءَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "هَذِهِ الْبِئْرُ الَّتِي أُرِيتُهَا كَأَنَّ رُءُوسَ نَخْلِهَا رُءُوسُ الشَّيَاطِينِ، وَكَأَنَّ مَاءَهَا نُقَاعَةُ الْحِنَّاءِ". فَأَمَرَ بِهِ النَّبِيُّ ﷺ فَأُخْرِجَ. قَالَتْ عَائِشَةُ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَهَلاَّ - تَعْنِي تَنَشَّرْتَ -؟ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَمَّا اللَّهُ فَقَدْ شَفَانِي، وَأَمَّا أَنَا فَأَكْرَهُ أَنْ أُثِيرَ عَلَى النَّاسِ شَرًّا". قَالَتْ: وَلَبِيدُ بْنُ أَعْصَمَ رَجُلٌ مِنْ بَنِي زُرَيْقٍ حَلِيفٌ لِيَهُودَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6063