Sahihu i Buhariut — Hadithi 6073

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

6073, 6074, 6075 - Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Auf ibn Tufejli, i cili, nga nëna, ishte djali i vëllait të Aishes, gruas së Pejgamberit ﷺ, tregon: “Dikush i tregoi Aishes se Abdullah ibn Zubejri, në lidhje me një shitblerje ose dhënie të Aishes, kishte thënë: “Betohem në Allahun se, nëse nuk ndalon së vepruari kështu, do t'ia bllokoj pasurinë.” Ajo tha: “Ai ka thënë kështu?!” Thanë: “Po.” Aishja tha: “Zotohem para Allahut se nuk do t'i flas Ibn Zubejrit kurrë!” Më vonë, kur Ibn Zubejri pa se ky bojkot u zgjat shumë, dërgoi ndërmjetësues tek ajo.” Ajo tha: “Jo, për Allahun, nuk do të pranoj asnjë ndërmjetësues për të e as do ta prish zotimin tim.” Kur kjo gjë iu zgjat shumë Ibn Zubejrit, i foli Misver ibn Mahremit dhe Abdurrahman ibn Esved ibn Abdujeguthit, të cilët ishin pjesëtarë të fisit benu zuhre, e u tha: “Ju lus, për hir të Allahut, që të më futni disi tek Aishja, sepse asaj nuk i lejohet të zotohet që ta shkëpusë lidhjen familjare me mua!” Kështu, Misveri dhe Abdurrahmani shkuan bashkë me të, ndërkohë që Ibn Zubejri ishte strukur pas tyre e i kërkuan leje Aishes: - Selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu! A mund të hyjmë brenda? - Hyni! - tha Aishja. - Të gjithë ne? - thanë ata. - Po, hyni të gjithë! - ua ktheu ajo. Ajo nuk e dinte se me ta ishte edhe Ibn Zubejri. Posa u futën brenda, Ibn Zubejri e kaloi perden, e përqafoi Aishen dhe filloi t'i kërkojë falje e të qajë. Edhe Misveri e Abdurrahmani filluan t'i kërkojnë asaj t'i flasë Ibn Zubejrit dhe ta pranojë, duke i thënë se Pejgamberi ﷺ, siç e di edhe ti, ka ndaluar bojkotimin, andaj nuk i lejohet një muslimani ta bojkotojë vëllanë e tij më shumë se tri ditë me radhë. Pasi e shtuan presionin ndaj Aishes, me rikujtim dhe këmbëngulje të vazhdueshme, ajo filloi t'u flasë me fjalë këshilluese dhe, duke qarë, tha: “Unë tanimë jam zotuar, ndërkohë zotimi është një gjë e madhe.” Mirëpo, ata të dy vazhduan të këmbëngulnin derisa, më në fund, ajo i foli Ibn Zubejrit, ndërsa për zotimin që kishte bërë, i liroi dyzet robër. Më vonë, kur i kujtohej ky zotim, plaste në vaj, saqë lotët ia lagnin mbulesën e fytyrës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: حَدَّثَنِي عَوْفُ بْنُ مَالِكِ بْنِ الطُّفَيْلِ - هُوَ ابْنُ الْحَارِثِ وَهُوَ ابْنُ أَخِي عَائِشَةَ، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ لأُمِّهَا -: أَنَّ عَائِشَةَ حُدِّثَتْ أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ الزُّبَيْرِ قَالَ فِي بَيْعٍ أَوْ عَطَاءٍ أَعْطَتْهُ عَائِشَةُ: وَاللَّهِ لَتَنْتَهِيَنَّ عَائِشَةُ، أَوْ لَأَحْجُرَنَّ عَلَيْهَا. فَقَالَتْ: أَهُوَ قَالَ هَذَا؟ قَالُوا: نَعَمْ. قَالَتْ: هُوَ لِلَّهِ عَلَىَّ نَذْرٌ، أَنْ لاَ أُكَلِّمَ ابْنَ الزُّبَيْرِ أَبَدًا. فَاسْتَشْفَعَ ابْنُ الزُّبَيْرِ إِلَيْهَا، حِينَ طَالَتِ الْهِجْرَةُ فَقَالَتْ: لاَ وَاللَّهِ لاَ أُشَفِّعُ فِيهِ أَبَدًا، وَلاَ أَتَحَنَّثُ إِلَى نَذْرِي. فَلَمَّا طَالَ ذَلِكَ عَلَى ابْنِ الزُّبَيْرِ كَلَّمَ الْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ وَعَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ الأَسْوَدِ بْنِ عَبْدِ يَغُوثَ، وَهُمَا مِنْ بَنِي زُهْرَةَ، وَقَالَ لَهُمَا: أَنْشُدُكُمَا بِاللَّهِ لَمَّا أَدْخَلْتُمَانِي عَلَى عَائِشَةَ، فَإِنَّهَا لاَ يَحِلُّ لَهَا أَنْ تَنْذُرَ قَطِيعَتِي. فَأَقْبَلَ بِهِ الْمِسْوَرُ وَعَبْدُ الرَّحْمَنِ مُشْتَمِلَيْنِ بِأَرْدِيَتِهِمَا حَتَّى اسْتَأْذَنَا عَلَى عَائِشَةَ. فَقَالاَ: السَّلاَمُ عَلَيْكِ وَرَحْمَةُ اللَّهِ وَبَرَكَاتُهُ، أَنَدْخُلُ؟ قَالَتْ: عَائِشَةُ ادْخُلُوا. قَالُوا: كُلُّنَا؟ قَالَتْ: نَعَمِ، ادْخُلُوا كُلُّكُمْ. - لاَ تَعْلَمُ أَنَّ مَعَهُمَا ابْنَ الزُّبَيْرِ -، فَلَمَّا دَخَلُوا دَخَلَ ابْنُ الزُّبَيْرِ الْحِجَابَ، فَاعْتَنَقَ عَائِشَةَ وَطَفِقَ يُنَاشِدُهَا وَيَبْكِي، وَطَفِقَ الْمِسْوَرُ وَعَبْدُ الرَّحْمَنِ يُنَاشِدَانِهَا إِلاَّ مَا كَلَّمَتْهُ وَقَبِلَتْ مِنْهُ، وَيَقُولاَنِ: إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ نَهَى عَمَّا قَدْ عَلِمْتِ مِنَ الْهِجْرَةِ، فَإِنَّهُ لاَ يَحِلُّ لِمُسْلِمٍ أَنْ يَهْجُرَ أَخَاهُ فَوْقَ ثَلاَثِ لَيَالٍ. فَلَمَّا أَكْثَرُوا عَلَى عَائِشَةَ مِنَ التَّذْكِرَةِ وَالتَّحْرِيجِ طَفِقَتْ تُذَكِّرُهُمَا نَذْرَهَا وَتَبْكِي وَتَقُولُ: إِنِّي نَذَرْتُ، وَالنَّذْرُ شَدِيدٌ. فَلَمْ يَزَالاَ بِهَا حَتَّى كَلَّمَتِ ابْنَ الزُّبَيْرِ، وَأَعْتَقَتْ فِي نَذْرِهَا ذَلِكَ أَرْبَعِينَ رَقَبَةً. وَكَانَتْ تَذْكُرُ نَذْرَهَا بَعْدَ ذَلِكَ فَتَبْكِي، حَتَّى تَبُلَّ دُمُوعُهَا خِمَارَهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6073