Sahihu i Buhariut — Hadithi 6081

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Abdusamedi, e këtij i ka treguar babai i tij se Jahja ibn Ebu Is'haku thotë: “Salimi, i biri i Abdullahut, më pyeti: “Çfarë është istebraku?” I thashë: “Çdo rrobë nga mëndafshi i vrazhdë.” Tha: “E kam dëgjuar Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke treguar se njëherë Omer ibn Hatabi pa një burrë me një palë rroba të reja istebraku, të cilat i mori dhe ia dërgoi Pejgamberit ﷺ e i tha: - O i Dërguari i Allahut, sikur t'i blije këto e t'i vishje nëpër takime me delegacionet që të vijnë? - “Mëndafshin e veshin vetëm ata që nuk kanë hise (në botën tjetër) ” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Pas kësaj kaloi njëfarë kohe dhe Pejgamberi ﷺ i dërgoi atij një palë rroba të reja mëndafshi. Omeri shkoi e i tha: - M'i dërgove këto, ndërkohë që ti vetë pate thënë fjalë jo të mira për to? - “Në të vërtetë, t'i kam dhënë që të nxjerrësh ndonjë fitim prej tyre”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Ky hadith ishte shkak që më pas Ibn Omeri të urrente çdo arnim (me mëndafsh) që u bëhej rrobave.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الصَّمَدِ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي قَالَ: حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ أَبِي إِسْحَاقَ قَالَ: قَالَ لِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: مَا الإِسْتَبْرَقُ؟ قُلْتُ: مَا غَلُظَ مِنَ الدِّيبَاجِ وَخَشُنَ مِنْهُ. قَالَ: سَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ يَقُولُ: رَأَى عُمَرُ عَلَى رَجُلٍ حُلَّةً مِنْ إِسْتَبْرَقٍ فَأَتَى بِهَا النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، اشْتَرِ هَذِهِ فَالْبَسْهَا لِوَفْدِ النَّاسِ إِذَا قَدِمُوا عَلَيْكَ. فَقَالَ: "إِنَّمَا يَلْبَسُ الْحَرِيرَ مَنْ لاَ خَلاَقَ لَهُ". فَمَضَى فِي ذَلِكَ مَا مَضَى، ثُمَّ إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ بَعَثَ إِلَيْهِ بِحُلَّةٍ فَأَتَى بِهَا النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: بَعَثْتَ إِلَىَّ بِهَذِهِ، وَقَدْ قُلْتَ فِي مِثْلِهَا مَا قُلْتَ؟ قَالَ: "إِنَّمَا بَعَثْتُ إِلَيْكَ لِتُصِيبَ بِهَا مَالاً". فَكَانَ ابْنُ عُمَرَ يَكْرَهُ الْعَلَمَ فِي الثَّوْبِ لِهَذَا الْحَدِيثِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6081