Sahihu i Buhariut — Hadithi 6083

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Zekerija se Asimi tregon: “I thashë Enes ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Vallë, a ke dëgjuar ti se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Islam nuk ka besëlidhje.” ?” Ai tha: “Pejgamberi ﷺ pati lidhur besën mes disa kurejshëve e ensarëve në shtëpinë time.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ صَبَّاحٍ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ زَكَرِيَّا: حَدَّثَنَا عَاصِمٌ قَالَ: قُلْتُ لأَنَسِ بْنِ مَالِكٍ: أَبَلَغَكَ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "لاَ حِلْفَ فِي الإِسْلاَمِ". ؟ فَقَالَ: قَدْ حَالَفَ النَّبِيُّ ﷺ بَيْنَ قُرَيْشٍ وَالأَنْصَارِ فِي دَارِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6083