Sahihu i Buhariut — Hadithi 6083

67. Nënkapitulli: Vëllazërimi dhe besëlidhja

Ebu Xhuhajfe ka thënë: "Pejgamberi ﷺ i vëllazëroi Selmanin dhe Ebu Derdain." Abdurrahman ibn Avfi ka thënë: "Kur shkuam në Medinë, Pejgamberi ﷺ më vëllazëroi mua me Sad ibn Rebiun."

6083. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Sabahu na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Zekerija se Asimi tregon: “I thashë Enes ibn Malikut (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Vallë, a ke dëgjuar ti se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në Islam nuk ka besëlidhje.”?” Ai tha: “Pejgamberi ﷺ pati lidhur besën mes disa kurejshëve e ensarëve në shtëpinë time.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6083

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?