Sahihu i Buhariut — Hadithi 6086

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Abasi se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ndodhej në Taif, tha: “Nesër do të largohemi, në dashtë Allahu!” Disa shokë të të Dërguarit të Allahut ﷺ thanë: “Nuk lëvizim pa e çliruar!” Atëherë Pejgamberi ﷺ u tha: “Sulmoni në mëngjes, pra!” Kështu, ata sulmuan në mëngjes, por armiku reagoi ashpër, andaj u rrit numri i të plagosurve. Në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Do të largohemi nesër, në dashtë Allahu!” Ata heshtën, gjë që e bëri të Dërguarin e Allahut ﷺ të qeshë.” Humejdiu ka thënë: “Sufjani na ka njoftuar për tërë këtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَمْرٍو، عَنْ أَبِي الْعَبَّاسِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو قَالَ: لَمَّا كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِالطَّائِفِ قَالَ: "إِنَّا قَافِلُونَ غَدًا إِنْ شَاءَ اللَّهُ". فَقَالَ نَاسٌ مِنْ أَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: لاَ نَبْرَحُ أَوْ نَفْتَحَهَا. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "فَاغْدُوا عَلَى الْقِتَالِ". قَالَ: فَغَدَوْا فَقَاتَلُوهُمْ قِتَالاً شَدِيدًا وَكَثُرَ فِيهِمُ الْجِرَاحَاتُ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّا قَافِلُونَ غَدًا إِنْ شَاءَ اللَّهُ". قَالَ: فَسَكَتُوا فَضَحِكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ. قَالَ الْحُمَيْدِيُّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: بِالْخَبَرِ كُلَّهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6086