Sahihu i Buhariut — Hadithi 6097

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Hudhejfe ibn Jemani

Shqip

Is'hak ibn Ibrahimi na ka treguar se i ka thënë Ebu Usames: A ju ka treguar Ameshi se Shekiku tregon se e ka dëgjuar Hudhejfen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thënë: “Njeriu më i përafërt me të Dërguarin e Allahut ﷺ në virtyte, qëndrim dhe shëmbëlltyrë ka qenë Ibn Umu Abdi (Abdullah ibn Mesudi), që kur dilte nga shtëpia derisa kthehej. E, sa i përket kohës kur vetmohej me familjen e tij, nuk dimë gjë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: قُلْتُ لأَبِي أُسَامَةَ: أَحَدَّثَكُمُ الأَعْمَشُ: سَمِعْتُ شَقِيقًا قَالَ: سَمِعْتُ حُذَيْفَةَ يَقُولُ: إِنَّ أَشْبَهَ النَّاسِ دَلاًّ وَسَمْتًا وَهَدْيًا بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ لَاَبْنُ أُمِّ عَبْدٍ، مِنْ حِينَ يَخْرُجُ مِنْ بَيْتِهِ إِلَى أَنْ يَرْجِعَ إِلَيْهِ، لاَ نَدْرِي مَا يَصْنَعُ فِي أَهْلِهِ إِذَا خَلاَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6097