Sahihu i Buhariut — Hadithi 6097

70. Nënkapitulli: Shëmbëlltyra e mirë

6097. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Is'hak ibn Ibrahimi na ka treguar se i ka thënë Ebu Usames: A ju ka treguar Ameshi se Shekiku tregon se e ka dëgjuar Hudhejfen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thënë: “Njeriu më i përafërt me të Dërguarin e Allahut ﷺ në virtyte, qëndrim dhe shëmbëlltyrë ka qenë Ibn Umu Abdi (Abdullah ibn Mesudi), që kur dilte nga shtëpia derisa kthehej. E, sa i përket kohës kur vetmohej me familjen e tij, nuk dimë gjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6097

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?