Sahihu i Buhariut — Hadithi 6099

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ebu Abdurrahman Sulemiu se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Asgjë, - ose ka thënë: - Askush nuk është më durimtar se Allahu ndaj fyerjeve që i dëgjon: i përshkruajnë Atij fëmijë, ndërkohë Ai vazhdon t'i begatojë dhe t'i furnizojë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ، عَنْ سُفْيَانَ قَالَ: حَدَّثَنِي الأَعْمَشُ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ السُّلَمِيِّ، عَنْ أَبِي مُوسَى - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "لَيْسَ أَحَدٌ - أَوْ لَيْسَ شَىْءٌ - أَصْبَرَ عَلَى أَذًى سَمِعَهُ مِنَ اللَّهِ، إِنَّهُمْ لَيَدْعُونَ لَهُ وَلَدًا، وَإِنَّهُ لَيُعَافِيهِمْ وَيَرْزُقُهُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6099