Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Me të vërtetë, në mesin e pemëve është një pemë gjethembajtëse, që i ngjason muslimanit. E gjeni dot cila është ajo pemë?” Të pranishmit filluan t'i përmendin pemët e shkretëtirës, kurse mua më ra ndërmend pema e hurmës, mirëpo më erdhi turp të flisja. Dikur, të pranishmit i thanë: “Na trego cila qenka ajo pemë, o i Dërguari i Allahut!” Kështu, ai tha: “Ajo është pema e hurmës.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ جَعْفَرٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ دِينَارٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّ مِنَ الشَّجَرِ شَجَرَةً لاَ يَسْقُطُ وَرَقُهَا، وَإِنَّهَا مَثَلُ الْمُسْلِمِ، فَحَدِّثُونِي مَا هِيَ؟" فَوَقَعَ النَّاسُ فِي شَجَرِ الْبَوَادِي. قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: وَوَقَعَ فِي نَفْسِي أَنَّهَا النَّخْلَةُ، فَاسْتَحْيَيْتُ ثُمَّ قَالُوا: حَدِّثْنَا مَا هِيَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "هِيَ النَّخْلَةُ".