Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Mugire, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Humejdi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush në betimin e tij thotë: “Për Latin dhe Uzanë!”, le të thotë: “La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut) .” E, ai që i thotë shokut të tij: “Eja të luajmë bixhoz !”, le të japë lëmoshë!”
حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: أَخْبَرَنَا أَبُو الْمُغِيرَةِ: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ، عَنْ حُمَيْدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ حَلَفَ مِنْكُمْ فَقَالَ فِي حَلِفِهِ بِاللاَّتِ وَالْعُزَّى. فَلْيَقُلْ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. وَمَنْ قَالَ لِصَاحِبِهِ: تَعَالَ أُقَامِرْكَ، فَلْيَتَصَدَّقْ".