Sahihu i Buhariut — Hadithi 6107
74. Nënkapitulli: Ata që nuk e konsiderojnë jobesimtar personin që akuzon tjetrin me kufër nga mosdija ose për shkak të ndonjë keqinterpretimi
Omeri pati thënë për Hatib ibn Ebu Beltain: "Ai është hipokrit." Por, Pejgamberi ﷺ ia pati kthyer: “Ku e di ti? Ndoshta Allahu u ka hedhur një shikim pjesëmarrësve të Bedrit dhe u ka thënë: "Jua kam falur.”
6107. Nga: Ebu Hurejra
Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Mugire, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Humejdi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush në betimin e tij thotë: “Për Latin dhe Uzanë!”, le të thotë: “La ilahe il-lallah (s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut).” E, ai që i thotë shokut të tij: “Eja të luajmë bixhoz!”, le të japë lëmoshë!”