Sahihu i Buhariut — Hadithi 6112

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Zejd ibn Halid Xhuheniu

Shqip

Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Rebia ibn Ebu Abdurrahmani, e ky nga Jezidi, i çrobëruari i Munbaithit, se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth gjësendeve të humbura, e ai iu përgjigj: “Njofto për të ndër njerëz për një vit të tërë dhe mbaje në mend mirë qesen dhe lidhësen e saj , pastaj shfrytëzoje. Nëse më vonë paraqitet pronari, ktheja.” - O i Dërguari i Allahut! Po delja e humbur? - pyeti beduini. - “Merre, sepse, ja e merr ti, ja vëllai yt , ja i mbetet ujkut.” - O i Dërguari i Allahut! Po deveja e humbur? - pyeti sërish beduini. I Dërguari i Allahut ﷺ u zemërua, saqë iu skuqën mollëzat, - ose ka thënë: iu skuq fytyra, - dhe tha: - “Ç'ke ti me të? Ajo mund të ecë vetë dhe ujin e ka me vete, derisa ta gjejë pronari i vet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ جَعْفَرٍ: أَخْبَرَنَا رَبِيعَةُ بْنُ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ يَزِيدَ، مَوْلَى الْمُنْبَعِثِ عَنْ زَيْدِ بْنِ خَالِدٍ الْجُهَنِيِّ: أَنَّ رَجُلاً سَأَلَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَنِ اللُّقَطَةِ فَقَالَ: "عَرِّفْهَا سَنَةً، ثُمَّ اعْرِفْ وِكَاءَهَا وَعِفَاصَهَا، ثُمَّ اسْتَنْفِقْ بِهَا، فَإِنْ جَاءَ رَبُّهَا فَأَدِّهَا إِلَيْهِ". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَضَالَّةُ الْغَنَمِ؟ قَالَ: "خُذْهَا، فَإِنَّمَا هِيَ لَكَ، أَوْ لأَخِيكَ، أَوْ لِلذِّئْبِ". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَضَالَّةُ الإِبِلِ؟ قَالَ: فَغَضِبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَتَّى احْمَرَّتْ وَجْنَتَاهُ - أَوِ احْمَرَّ وَجْهُهُ - ثُمَّ قَالَ: "مَالَكَ وَلَهَا؟ مَعَهَا حِذَاؤُهَا وَسِقَاؤُهَا، حَتَّى يَلْقَاهَا رَبُّهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6112