Sahihu i Buhariut — Hadithi 6116

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Jahja ibn Jusufi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Ajashi, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, një burrë i tha Pejgamberit ﷺ: - Më këshillo! - “Mos u zemëro!” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Ai i kërkoi disa herë radhazi, por Pejgamberi ﷺ çdoherë i thoshte: “Mos u zemëro!”

Arabisht

حَدَّثَنِي يَحْيَى بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا أَبُو بَكْرٍ - هُوَ ابْنُ عَيَّاشٍ - عَنْ أَبِي حَصِينٍ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَجُلاً، قَالَ لِلنَّبِيِّ ﷺ: أَوْصِنِي. قَالَ: "لاَ تَغْضَبْ". فَرَدَّدَ مِرَارًا قَالَ: "لاَ تَغْضَبْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6116