Sahihu i Buhariut — Hadithi 6116
76. Nënkapitulli: Ruajtja nga zemërimi
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha dhe mbrapshtive, e kur i zemëron dikush, falin.” (Shura, 37) Po ashtu, ka thënë: “...të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran, 134)
6116. Nga: Ebu Hurejra
Jahja ibn Jusufi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Bekër ibn Ajashi, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, një burrë i tha Pejgamberit ﷺ:
- Më këshillo!
- “Mos u zemëro!” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.
Ai i kërkoi disa herë radhazi, por Pejgamberi ﷺ çdoherë i thoshte: “Mos u zemëro!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 6116
Fjalë të panjohura?