Sahihu i Buhariut — Hadithi 6121

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij, e ky nga Zejnebja, e bija e Ebu Selemes, se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Umu Sulejmi erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Allahu nuk turpërohet nga e vërteta: “(Andaj) nëse femra ejakulon në gjumë, a i obligohet gusli?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po, nëse sheh se është lagur.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ زَيْنَبَ ابْنَةِ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: جَاءَتْ أُمُّ سُلَيْمٍ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ اللَّهَ لاَ يَسْتَحِي مِنَ الْحَقِّ، فَهَلْ عَلَى الْمَرْأَةِ غُسْلٌ إِذَا احْتَلَمَتْ؟ فَقَالَ: "نَعَمْ، إِذَا رَأَتِ الْمَاءَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6121