Sahihu i Buhariut — Hadithi 6121

79. Nënkapitulli: Nuk bën të turpërohemi nga e vërteta gjatë kërkimit të dijes fetare

6121. Nga: Umu Seleme

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij, e ky nga Zejnebja, e bija e Ebu Selemes, se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Umu Sulejmi erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Allahu nuk turpërohet nga e vërteta: “(Andaj) nëse femra ejakulon në gjumë, a i obligohet gusli?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po, nëse sheh se është lagur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6121

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?