Sahihu i Buhariut — Hadithi 6123

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Merhumi, e ky e ka dëgjuar Thabitin se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe ia propozoi atij veten (për martesë), duke i thënë: “A ke nevojë për mua?” Atëherë e bija e Enesit tha: “Sa e paturp!” Enesi ia ktheu: “Ajo është më e mirë se ti: ia propozoi veten të Dërguarit të Allahut ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا مَرْحُومٌ: سَمِعْتُ ثَابِتًا: أَنَّهُ سَمِعَ أَنَسًا - رضى الله عنه - يَقُولُ: جَاءَتِ امْرَأَةٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ تَعْرِضُ عَلَيْهِ نَفْسَهَا فَقَالَتْ: هَلْ لَكَ حَاجَةٌ فِيَّ؟ فَقَالَتِ ابْنَتُهُ: مَا أَقَلَّ حَيَاءَهَا! فَقَالَ: هِيَ خَيْرٌ مِنْكِ، عَرَضَتْ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ نَفْسَهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6123