Sahihu i Buhariut — Hadithi 6123
79. Nënkapitulli: Nuk bën të turpërohemi nga e vërteta gjatë kërkimit të dijes fetare
6123. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Merhumi, e ky e ka dëgjuar Thabitin se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe ia propozoi atij veten (për martesë), duke i thënë: “A ke nevojë për mua?”
Atëherë e bija e Enesit tha: “Sa e paturp!”
Enesi ia ktheu: “Ajo është më e mirë se ti: ia propozoi veten të Dërguarit të Allahut ﷺ.”