Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Husejni, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë dhe më tha: “Jam njoftuar se ti falesh natën dhe agjëron ditën.” - Ashtu është, - i thashë. - “Mos bëj ashtu! Falu dhe fli, agjëro dhe ha , sepse trupi yt ka të drejta ndaj teje, syri yt ka të drejta ndaj teje, mysafirët e tu kanë të drejta ndaj teje, bashkëshortja jote ka të drejta ndaj teje, si dhe mbase do të jetosh gjatë. Prandaj, të mjafton t'i agjërosh tri ditë në muaj: meqë për çdo vepër të mirë shpërblehesh dhjetëfish, i bie se agjëron tërë vitin”, - më tha ai. Abdullahu thotë: Unë këmbëngula, andaj m'u vështirësua. Thashë: - Por unë mundem më shumë se kaq? - “Atëherë, agjëro tri ditë në javë!”, - më tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Vazhdova të këmbëngul dhe m'u vështirësua edhe më shumë. Thashë: - Mundem edhe më shumë se kaq? - “Atëherë, agjëro siç agjëronte pejgamberi i Allahut, Davudi!”, - më tha ai. - E si ka qenë agjërimi i Pejgamberit të Allahut, Davudit? - pyeta. - “ (Agjëronte) gjysmën e kohës”, - m'u përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ.”
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: حَدَّثَنَا رَوْحُ بْنُ عُبَادَةَ: حَدَّثَنَا حُسَيْنٌ، عَنْ يَحْيَى بْنِ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرٍو قَالَ: دَخَلَ عَلَىَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "أَلَمْ أُخْبَرْ أَنَّكَ تَقُومُ اللَّيْلَ وَتَصُومُ النَّهَارَ؟" قُلْتُ: بَلَى. قَالَ: "فَلاَ تَفْعَلْ، قُمْ وَنَمْ، وَصُمْ وَأَفْطِرْ، فَإِنَّ لِجَسَدِكَ عَلَيْكَ حَقًّا، وَإِنَّ لِعَيْنِكَ عَلَيْكَ حَقًّا، وَإِنَّ لِزَوْرِكَ عَلَيْكَ حَقًّا، وَإِنَّ لِزَوْجِكَ عَلَيْكَ حَقًّا، وَإِنَّكَ عَسَى أَنْ يَطُولَ بِكَ عُمُرٌ، وَإِنَّ مِنْ حَسْبِكَ أَنْ تَصُومَ مِنْ كُلِّ شَهْرٍ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ، فَإِنَّ بِكُلِّ حَسَنَةٍ عَشْرَ أَمْثَالِهَا فَذَلِكَ الدَّهْرُ كُلُّهُ". قَالَ: فَشَدَّدْتُ فَشُدِّدَ عَلَىَّ فَقُلْتُ: فَإِنِّي أُطِيقُ غَيْرَ ذَلِكَ. قَالَ: "فَصُمْ مِنْ كُلِّ جُمُعَةٍ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ". قَالَ: فَشَدَّدْتُ فَشُدِّدَ عَلَىَّ قُلْتُ: أُطِيقُ غَيْرَ ذَلِكَ. قَالَ: "فَصُمْ صَوْمَ نَبِيِّ اللَّهِ دَاوُدَ". قُلْتُ: وَمَا صَوْمُ نَبِيِّ اللَّهِ دَاوُدَ؟ قَالَ: "نِصْفُ الدَّهْرِ".