Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyetëm Pejgamberin ﷺ: - O i Dërguari i Allahut! Kur po na dërgon si delegatë nëpër vise të ndryshme, ka raste kur vendasit nuk po na bëjnë konak. Çfarë na këshillon të veprojmë në këso rastesh? - “Kur të shkoni në ndonjë vend dhe ju ofrojnë konak siç i takon mysafirit, pranoni. E, nëse nuk ju ofrojnë konak, merrni prej tyre (ushqim) aq sa ju takon si mysafirë” , - na u përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ.
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي حَبِيبٍ، عَنْ أَبِي الْخَيْرِ، عَنْ عُقْبَةَ بْنِ عَامِرٍ - رضى الله عنه - أَنَّهُ قَالَ: قُلْنَا: يَا رَسُولَ اللَّهِ. إِنَّكَ تَبْعَثُنَا فَنَنْزِلُ بِقَوْمٍ فَلاَ يَقْرُونَنَا فَمَا تَرَى. فَقَالَ لَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنْ نَزَلْتُمْ بِقَوْمٍ فَأَمَرُوا لَكُمْ بِمَا يَنْبَغِي لِلضَّيْفِ فَاقْبَلُوا، فَإِنْ لَمْ يَفْعَلُوا فَخُذُوا مِنْهُمْ حَقَّ الضَّيْفِ الَّذِي يَنْبَغِي لَهُمْ".