Sahihu i Buhariut — Hadithi 6137
85. Nënkapitulli: Ta nderosh mysafirin dhe t’i bësh hyzmet personalisht
Allahu i Lartësuar ka thënë: “... mysafirët e ndershëm të Ibrahimit.” (Dharijat, 24)
6137. Nga: Ukbe ibn Amir Xhuheniu
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri se Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyetëm Pejgamberin ﷺ:
- O i Dërguari i Allahut! Kur po na dërgon si delegatë nëpër vise të ndryshme, ka raste kur vendasit nuk po na bëjnë konak. Çfarë na këshillon të veprojmë në këso rastesh?
- “Kur të shkoni në ndonjë vend dhe ju ofrojnë konak siç i takon mysafirit, pranoni. E, nëse nuk ju ofrojnë konak, merrni prej tyre (ushqim) aq sa ju takon si mysafirë”, - na u përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ.