Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Rrugën për në Hajber e kaluam me të Dërguarin e Allahut ﷺ gjatë natës. Një burrë i tha Amir ibn Ekvait: “A po na reciton diçka nga poezitë e tua?” Amiri ishte poet, andaj filloi të recitojë poezi në prani të njerëzve, duke thënë: "O Allah, pa Ty ne nuk do të udhëzoheshim, S'do të jepnim lëmoshë, as do të faleshim. Falna sa të jemi gjallë, për Ty u flijofshim, Dhe na forco këmbët, në u ballafaqofshim! Qetësinë zbrite të na mbulojë, Nëse thirremi (për luftë) nxitojmë, Edhe nëse me britma na ftojnë.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush është ky ngasës?” - Amir ibn Ekvai, - i thanë. - “Allahu e mëshiroftë!” - tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, iu sigurua (Xheneti). Sikur të kënaqeshim edhe pak me të!” Pastaj shkuam në Hajber dhe i rrethuam. Ashtu qëndruam derisa na goditi një uri e madhe, e në atë rast Allahu na e çliroi Hajberin. Me t'u ngrysur, në mbrëmjen e po së njëjtës ditë, njerëzit ndezën shumë zjarre. Pejgamberi ﷺ pyeti: - “Ç'janë këto zjarre? Përse i keni ndezur?” - Po ziejmë mish, - i thanë. - “Çfarë mishi?” - Mish gomarësh. - “Derdhini dhe thyejini enët!” - tha Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, a mund t'i derdhim dhe t'i pastrojmë (në vend se t'i thyejmë)? - pyeti dikush. - “Bën edhe ashtu!” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Njerëzit u rreshtuan (për luftë). Amiri kishte një shpatë të shkurtër, me të cilën ia mësyu një hebreu për ta goditur, por tehu i shpatës kërceu dhe e goditi Amirin në gju, plagë kjo prej së cilës Amiri vdiq. Kur u nisën për t'u kthyer, Seleme tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ më pa të shqetësuar dhe më tha: - “Çfarë ke?” - Kurban t'u bëfsha me babë e nënë! Po pretendojnë se Amirit i janë shkatërruar veprat, - i thashë. - “Kush ka thënë ashtu ? - Filani, filani, filani dhe Usejd ibn Hudajr Ensariu, - thashë. - “Ka gënjyer kush thotë ashtu. Në të vërtetë, ai i ka dy shpërblime, - dhe, duke i bashkuar dy gishtat, tha: ai ka qenë i zellshëm dhe luftëtar. Të rrallë janë arabët që kanë ecur mbi tokë sikurse ai” , - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا حَاتِمُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ الأَكْوَعِ قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ إِلَى خَيْبَرَ فَسِرْنَا لَيْلاً، فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ لِعَامِرِ بْنِ الأَكْوَعِ: أَلاَ تُسْمِعُنَا مِنْ هُنَيْهَاتِكَ؟ قَالَ: وَكَانَ عَامِرٌ رَجُلاً شَاعِرًا، فَنَزَلَ يَحْدُو بِالْقَوْمِ يَقُولُ: اللَّهُمَّ لَوْلاَ أَنْتَ مَا اهْتَدَيْنَا، وَلاَ تَصَدَّقْنَا وَلاَ صَلَّيْنَا. فَاغْفِرْ فِدَاءٌ لَكَ مَا اقْتَفَيْنَا، وَثَبِّتِ الأَقْدَامَ إِنْ لاَقَيْنَا. وَأَلْقِيَنْ سَكِينَةً عَلَيْنَا، إِنَّا إِذَا صِيحَ بِنَا أَتَيْنَا. وَبِالصِّيَاحِ عَوَّلُوا عَلَيْنَا. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ هَذَا السَّائِقُ؟" قَالُوا: عَامِرُ بْنُ الأَكْوَعِ. فَقَالَ: "يَرْحَمُهُ اللَّهُ ". فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ: وَجَبَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ، لَوْ أَمْتَعْتَنَا بِهِ. قَالَ: فَأَتَيْنَا خَيْبَرَ فَحَاصَرْنَاهُمْ حَتَّى أَصَابَتْنَا مَخْمَصَةٌ شَدِيدَةٌ، ثُمَّ إِنَّ اللَّهَ فَتَحَهَا عَلَيْهِمْ، فَلَمَّا أَمْسَى النَّاسُ الْيَوْمَ الَّذِي فُتِحَتْ عَلَيْهِمْ أَوْقَدُوا نِيرَانًا كَثِيرَةً. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَا هَذِهِ النِّيرَانُ؟ عَلَى أَىِّ شَىْءٍ تُوقِدُونَ؟" قَالُوا: عَلَى لَحْمٍ. قَالَ: "عَلَى أَىِّ لَحْمٍ؟" قَالُوا: عَلَى لَحْمِ حُمُرٍ إِنْسِيَّةٍ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَهْرِقُوهَا، وَاكْسِرُوهَا " . فَقَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَوْ نُهَرِيقُهَا وَنَغْسِلُهَا؟ قَالَ: "أَوْ ذَاكَ". فَلَمَّا تَصَافَّ الْقَوْمُ كَانَ سَيْفُ عَامِرٍ فِيهِ قِصَرٌ، فَتَنَاوَلَ بِهِ يَهُودِيًّا لِيَضْرِبَهُ، وَيَرْجِعُ ذُبَابُ سَيْفِهِ فَأَصَابَ رُكْبَةَ عَامِرٍ فَمَاتَ مِنْهُ، فَلَمَّا قَفَلُوا قَالَ سَلَمَةُ: رَآنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ شَاحِبًا. فَقَالَ لِي: "مَا لَكَ؟" فَقُلْتُ فِدًى لَكَ أَبِي وَأُمِّي زَعَمُوا أَنَّ عَامِرًا حَبِطَ عَمَلُهُ. قَالَ: "مَنْ قَالَهُ؟" قُلْتُ: قَالَهُ فُلاَنٌ وَفُلاَنٌ وَفُلاَنٌ وَأُسَيْدُ بْنُ الْحُضَيْرِ الأَنْصَارِيُّ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "كَذَبَ مَنْ قَالَهُ، إِنَّ لَهُ لأَجْرَيْنِ - وَجَمَعَ بَيْنَ إِصْبَعَيْهِ - إِنَّهُ لَجَاهِدٌ مُجَاهِدٌ، قَلَّ عَرَبِيٌّ نَشَأَ بِهَا مِثْلَهُ".