Sahihu i Buhariut — Hadithi 6149

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ vajti te disa gra të tij, ndër të cilat edhe tek Umu Sulejmi, e tha: “Vaj halli për ty, o Enxhesh! Kujdes me gastaret (gratë) gjatë grahjes së deveve (mbi të cilat ndodhen ato) !” Ebu Kilabe thotë: “E shihni sesi Pejgamberi ﷺ ka thënë ca fjalë të cilat, sikur t'i thoshte dikush prej jush, do ta përqeshnit.” Ai ka thënë: “Kujdes me gastaret teksa i nget (devetë) !”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: أَتَى النَّبِيُّ ﷺ عَلَى بَعْضِ نِسَائِهِ - وَمَعَهُنَّ أُمُّ سُلَيْمٍ - فَقَالَ: "وَيْحَكَ يَا أَنْجَشَةُ! رُوَيْدَكَ سَوْقًا بِالْقَوَارِيرِ". قَالَ أَبُو قِلاَبَةَ: فَتَكَلَّمَ النَّبِيُّ ﷺ بِكَلِمَةٍ، لَوْ تَكَلَّمَ بَعْضُكُمْ لَعِبْتُمُوهَا عَلَيْهِ قَوْلُهُ: "سَوْقَكَ بِالْقَوَارِيرِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6149