Sahihu i Buhariut — Hadithi 6149
90. Nënkapitulli: Llojet e lejuara dhe të urryera të poezisë, rimave e këndimit
Allahu i Lartësuar ka thënë: “E sa u përket poetëve, vetëm të humburit janë pasues të tyre. A nuk e sheh se si sillen vërdallë në çdo luginë?!” (Shuara, 224-225) Ibn Abasi (rreth këtij ajeti) thotë: "Zhyten në çdo llaf të kotë."
6149. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, Pejgamberi ﷺ vajti te disa gra të tij, ndër të cilat edhe tek Umu Sulejmi, e tha: “Vaj halli për ty, o Enxhesh! Kujdes me gastaret (gratë) gjatë grahjes së deveve (mbi të cilat ndodhen ato)!”
Ebu Kilabe thotë: “E shihni sesi Pejgamberi ﷺ ka thënë ca fjalë të cilat, sikur t'i thoshte dikush prej jush, do ta përqeshnit.” Ai ka thënë: “Kujdes me gastaret teksa i nget (devetë)!”