Sahihu i Buhariut — Hadithi 6156

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Eflehu, vëllai i Ebu Kuajsit, kërkoi leje për të hyrë tek unë, pasi hixhabi ishte bërë obligim, andaj thashë: “Për Allahun, nuk do t'i jap leje para se t'i marrë leje të Dërguarit të Allahut ﷺ, sepse vëllai i Ebu Kuajsit s'më ka ushqyer me gji, por më ka ushqyer gruaja e Ebu Kuajsit.” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë, i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Mua më ka dhënë qumësht gruaja e jo burri!” Më tha: “Jepi leje, sepse ai është xhaxhai yt, t'u pluhurosshin duart!” Urve thotë: “Për këtë arsye Aishja thoshte: “Me gjidhënie ndalohet ajo që ndalohet me gjak.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ قَالَتْ: إِنَّ أَفْلَحَ أَخَا أَبِي الْقُعَيْسِ اسْتَأْذَنَ عَلَىَّ بَعْدَ مَا نَزَلَ الْحِجَابُ فَقُلْتُ: وَاللَّهِ لاَ آذَنُ لَهُ حَتَّى أَسْتَأْذِنَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَإِنَّ أَخَا أَبِي الْقُعَيْسِ لَيْسَ هُوَ أَرْضَعَنِي، وَلَكِنْ أَرْضَعَتْنِي امْرَأَةُ أَبِي الْقُعَيْسِ. فَدَخَلَ عَلَىَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ الرَّجُلَ لَيْسَ هُوَ أَرْضَعَنِي، وَلَكِنْ أَرْضَعَتْنِي امْرَأَتُهُ. قَالَ: "ائْذَنِي لَهُ، فَإِنَّهُ عَمُّكِ، تَرِبَتْ يَمِينُكِ". قَالَ عُرْوَةُ: فَبِذَلِكَ كَانَتْ عَائِشَةُ تَقُولُ: حَرِّمُوا مِنَ الرَّضَاعَةِ مَا يَحْرُمُ مِنَ النَّسَبِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6156