Sahihu i Buhariut — Hadithi 6156
93. Nënkapitulli: Fjalët e Pejgamberit ﷺ: “T’u pluhurosshin duart!” dhe: “Moj fatkeqe!”
6156. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Eflehu, vëllai i Ebu Kuajsit, kërkoi leje për të hyrë tek unë, pasi hixhabi ishte bërë obligim, andaj thashë: “Për Allahun, nuk do t'i jap leje para se t'i marrë leje të Dërguarit të Allahut ﷺ, sepse vëllai i Ebu Kuajsit s'më ka ushqyer me gji, por më ka ushqyer gruaja e Ebu Kuajsit.”
Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë, i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Mua më ka dhënë qumësht gruaja e jo burri!”
Më tha: “Jepi leje, sepse ai është xhaxhai yt, t'u pluhurosshin duart!”
Urve thotë: “Për këtë arsye Aishja thoshte: “Me gjidhënie ndalohet ajo që ndalohet me gjak.”