Sahihu i Buhariut — Hadithi 6157

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ deshi të nisej për rrugë, e pa Safijen te dera e tendës së saj, shpirtërisht të thyer dhe të mërzitur, sepse i kishin ardhur menstruacionet. Pejgamberi ﷺ i tha: “Moj fatkeqe! Kështu do të na vonosh!” Pastaj tha: “A e ke kryer obligimin e ditës së kurbanit?” - kishte për qëllim tavafin e haxhit. Ajo tha: “Po.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Atëherë nisu, pra!”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا الْحَكَمُ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنِ الأَسْوَدِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: أَرَادَ النَّبِيُّ ﷺ أَنْ يَنْفِرَ فَرَأَى صَفِيَّةَ عَلَى بابِ خِبَائِهَا كَئِيبَةً حَزِينَةً لأَنَّهَا حَاضَتْ فَقَالَ: "عَقْرَى حَلْقَى - لُغَةُ قُرَيْشٍ ـ إِنَّكِ لَحَابِسَتُنَا". ثُمَّ قَالَ: "أَكُنْتِ أَفَضْتِ يَوْمَ النَّحْرِ؟". يَعْنِي الطَّوَافَ قَالَتْ: نَعَمْ. قَالَ: "فَانْفِرِي إِذًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6157