Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa një burrë duke i grahur një deveje, e në atë rast i tha: - “Hip në të.” - Është për kurban, - iu përgjigj ai. - “Hip në të!” - Por, është për kurban, - tha ai sërish. - “Mjerë ti! Hip në të!” - i tha Pejgamberi ﷺ për së treti.
حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ رَأَى رَجُلاً يَسُوقُ بَدَنَةً فَقَالَ: "ارْكَبْهَا". قَالَ: إِنَّهَا بَدَنَةٌ. قَالَ: "ارْكَبْهَا". قَالَ: إِنَّهَا بَدَنَةٌ. قَالَ: "ارْكَبْهَا وَيْلَكَ".