Sahihu i Buhariut — Hadithi 6159

95. Nënkapitulli: Kur dikush përdor fjalët: "Mjerë ti!"

6159. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa një burrë duke i grahur një deveje, e në atë rast i tha:
- “Hip në të.”
- Është për kurban, - iu përgjigj ai.
- “Hip në të!”
- Por, është për kurban, - tha ai sërish.
- “Mjerë ti! Hip në të!” - i tha Pejgamberi ﷺ për së treti.

Referenca: Sahihu i Buhariut 6159

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?