Sahihu i Buhariut — Hadithi 6166

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Vakid ibn Muhamed ibn Zejdi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mjerë ju! - Ose, Shuëbe thotë se transmetuesi para tij mund të ketë përmendur: Vaj halli për ju! - Mos u ktheni pas meje në kufër (mosbesim) e ta vrisni njëri-tjetrin.” Nadri transmeton nga Shuëbe se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: "Vaj halli për ju!” Ndërkaq, Omer ibn Muhamedi transmeton nga babai i tij se, ose ka thënë: "Mjerë ju!” , ose ka thënë: "Vaj halli për ju!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ الْحَارِثِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ وَاقِدِ بْنِ مُحَمَّدِ بْنِ زَيْدٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبِي، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "وَيْلَكُمْ - أَوْ وَيْحَكُمْ قَالَ شُعْبَةُ: شَكَّ هُوَ ـ لاَ تَرْجِعُوا بَعْدِي كُفَّارًا، يَضْرِبُ بَعْضُكُمْ رِقَابَ بَعْضٍ". وَقَالَ النَّضْرُ عَنْ شُعْبَةَ: "وَيْحَكُمْ". وَقَالَ عُمَرُ بْنُ مُحَمَّدٍ عَنْ أَبِيهِ: "وَيْلَكُمْ - أَوْ - وَيْحَكُمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6166