Sahihu i Buhariut — Hadithi 6166

95. Nënkapitulli: Kur dikush përdor fjalët: "Mjerë ti!"

6166. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Vakid ibn Muhamed ibn Zejdi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mjerë ju! - Ose, Shuëbe thotë se transmetuesi para tij mund të ketë përmendur: Vaj halli për ju! - Mos u ktheni pas meje në kufër (mosbesim) e ta vrisni njëri-tjetrin.”

Nadri transmeton nga Shuëbe se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: "Vaj halli për ju!” Ndërkaq, Omer ibn Muhamedi transmeton nga babai i tij se, ose ka thënë: "Mjerë ju!”, ose ka thënë: "Vaj halli për ju!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6166

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?