Amër ibn Asimi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut! Kur do të ndodhë Kiameti? - “Mjerë ti! Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - Asgjë, përveçse që e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - iu përgjigj ai. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ti do të jesh me ata që i do.” Enesi vazhdon: “Thamë: “Edhe ne jemi ashtu...?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po.” Atë ditë u gëzuam shumë. Pastaj, pranë nesh kaloi një shërbëtor i Mugirës, i cili ishte bashkëmoshatar me mua, për të cilin Pejgamberi ﷺ tha: “Nëse këtij i jepet ymër, ende pa e arritur pleqërinë, (për ju) do të ndodhë Kiameti (vdekja) .” Ndërkaq, Shuëbe e transmeton (duke e shkurtuar rrugën) prej Katades, i cili ka thënë: “E kam dëgjuar Enesin nga Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَاصِمٍ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ، أَنَّ رَجُلاً، مِنْ أَهْلِ الْبَادِيَةِ أَتَى النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَتَى السَّاعَةُ قَائِمَةٌ؟ قَالَ: "وَيْلَكَ، وَمَا أَعْدَدْتَ لَهَا؟" قَالَ: مَا أَعْدَدْتُ لَهَا إِلاَّ أَنِّي أُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ. قَالَ: "إِنَّكَ مَعَ مَنْ أَحْبَبْتَ". فَقُلْنَا: وَنَحْنُ كَذَلِكَ؟ قَالَ: "نَعَمْ". فَفَرِحْنَا يَوْمَئِذٍ فَرَحًا شَدِيدًا، فَمَرَّ غُلاَمٌ لِلْمُغِيرَةِ وَكَانَ مِنْ أَقْرَانِي فَقَالَ: "إِنْ أُخِّرَ هَذَا فَلَنْ يُدْرِكَهُ الْهَرَمُ حَتَّى تَقُومَ السَّاعَةُ". وَاخْتَصَرَهُ شُعْبَةُ عَنْ قَتَادَةَ: سَمِعْتُ أَنَسًا عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.