Sahihu i Buhariut — Hadithi 6167

95. Nënkapitulli: Kur dikush përdor fjalët: "Mjerë ti!"

6167. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Amër ibn Asimi na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha:
- O i Dërguari i Allahut! Kur do të ndodhë Kiameti?
- “Mjerë ti! Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.
- Asgjë, përveçse që e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - iu përgjigj ai.
Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ti do të jesh me ata që i do.”
Enesi vazhdon: “Thamë: “Edhe ne jemi ashtu...?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po.” Atë ditë u gëzuam shumë. Pastaj, pranë nesh kaloi një shërbëtor i Mugirës, i cili ishte bashkëmoshatar me mua, për të cilin Pejgamberi ﷺ tha: “Nëse këtij i jepet ymër, ende pa e arritur pleqërinë, (për ju) do të ndodhë Kiameti (vdekja).”

Ndërkaq, Shuëbe e transmeton (duke e shkurtuar rrugën) prej Katades, i cili ka thënë: “E kam dëgjuar Enesin nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6167

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?