Sahihu i Buhariut — Hadithi 6171

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ: - O i Dërguari i Allahut, kur është Kiameti? - “Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam përgatitur për të shumë namaz, shumë agjërim a shumë lëmoshë, por e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - iu përgjigj ai. - “Ti do të jesh me ata që i do”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا أَبِي، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ عَمْرِو بْنِ مُرَّةَ، عَنْ سَالِمِ بْنِ أَبِي الْجَعْدِ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ: أَنَّ رَجُلاً، سَأَلَ النَّبِيَّ ﷺ: مَتَّى السَّاعَةُ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "مَا أَعْدَدْتَ لَهَا؟" قَالَ: مَا أَعْدَدْتُ لَهَا مِنْ كَثِيرِ صَلاَةٍ وَلاَ صَوْمٍ وَلاَ صَدَقَةٍ، وَلَكِنِّي أُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ. قَالَ: "أَنْتَ مَعَ مَنْ أَحْبَبْتَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6171