Sahihu i Buhariut — Hadithi 6171
96. Nënkapitulli: Shenja e dashurisë për hir të Allahut, përkitazi me fjalën e të Lartësuarit: “Nëse e doni Allahun, atëherë pasomëni mua, që Allahu t’ju dojë!”
6171. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Amër ibn Murra, e ky nga Salim ibn Ebu Xhadi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ:
- O i Dërguari i Allahut, kur është Kiameti?
- “Çka ke përgatitur për të?” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ.
- Nuk kam përgatitur për të shumë namaz, shumë agjërim a shumë lëmoshë, por e dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ, - iu përgjigj ai.
- “Ti do të jesh me ata që i do”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”