Salimi transmeton se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ I Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ubej ibn Kab Ensariu ia mësynë kopshtit të hurmave, ku ndodhej Ibn Sajadi. Kur hynë, i Dërguari i Allahut ﷺ zuri të shkonte fshehurazi mbrapa trungjeve të hurmave, për të dëgjuar çfarë po fliste Ibn Sajadi, para se ai ta vërente. Ibn Sajadi ishte i shtrirë në shtratin e tij prej kashte duke pëshpëritur diçka në vete, por nëna e Ibn Sajadit e pa Pejgamberin ﷺ tek ecte fshehurazi mes hurmave dhe i thirri Ibn Sajadit: “O Safi, - ky ishte emri i tij i vërtetë, - erdhi Muhamedi!” Sakaq, Ibn Sajadi u ndal. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sikur ta linte, do të qartësohej (çështja e tij) .”
قَالَ سَالِمٌ: فَسَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ يَقُولُ: انْطَلَقَ بَعْدَ ذَلِكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ الأَنْصَارِيُّ يَؤُمَّانِ النَّخْلَ الَّتِي فِيهَا ابْنُ صَيَّادٍ، حَتَّى إِذَا دَخَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ طَفِقَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَتَّقِي بِجُذُوعِ النَّخْلِ، وَهُوَ يَخْتِلُ أَنْ يَسْمَعَ مِنِ ابْنِ صَيَّادٍ شَيْئًا قَبْلَ أَنْ يَرَاهُ، وَابْنُ صَيَّادٍ مُضْطَجِعٌ عَلَى فِرَاشِهِ فِي قَطِيفَةٍ لَهُ فِيهَا رَمْرَمَةٌ - أَوْ زَمْزَمَةٌ -، فَرَأَتْ أُمُّ ابْنِ صَيَّادٍ النَّبِيَّ ﷺ وَهُوَ يَتَّقِي بِجُذُوعِ النَّخْلِ، فَقَالَتْ لاِبْنِ صَيَّادٍ: أَىْ صَافِ - وَهُوَ اسْمُهُ - هَذَا مُحَمَّدٌ. فَتَنَاهَى ابْنُ صَيَّادٍ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوْ تَرَكَتْهُ بَيَّنَ".