Sahihu i Buhariut — Hadithi 6174

97. Nënkapitulli: Kur dikush i thotë tjetrit: "Largomu!"

6174. Nga: Abdullah ibn Omeri

Salimi transmeton se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ubej ibn Kab Ensariu ia mësynë kopshtit të hurmave, ku ndodhej Ibn Sajadi. Kur hynë, i Dërguari i Allahut ﷺ zuri të shkonte fshehurazi mbrapa trungjeve të hurmave, për të dëgjuar çfarë po fliste Ibn Sajadi, para se ai ta vërente. Ibn Sajadi ishte i shtrirë në shtratin e tij prej kashte duke pëshpëritur diçka në vete, por nëna e Ibn Sajadit e pa Pejgamberin ﷺ tek ecte fshehurazi mes hurmave dhe i thirri Ibn Sajadit: “O Safi, - ky ishte emri i tij i vërtetë, - erdhi Muhamedi!” Sakaq, Ibn Sajadi u ndal. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sikur ta linte, do të qartësohej (çështja e tij).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6174

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?