Sahihu i Buhariut — Hadithi 6175

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Salimi transmeton se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit ndër njerëz, e lavdëroi Allahun ashtu siç i takon, pastaj e përmendi Dexhallin dhe tha: “Po ju paralajmëroj për të. Nuk ka pejgamber që nuk e ka paralajmëruar popullin e vet për të, e edhe Nuhu e ka paralajmëruar popullin e vet për këtë. Mirëpo, unë do t'ju tregoj për të diçka që asnjë pejgamber nuk i ka treguar popullit të vet: dijeni se ai është i verbër në njërin sy, kurse Allahu nuk është i verbër.”

Arabisht

قَالَ سَالِمٌ: قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي النَّاسِ فَأَثْنَى عَلَى اللَّهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ، ثُمَّ ذَكَرَ الدَّجَّالَ فَقَالَ: "إِنِّي أُنْذِرُكُمُوهُ، وَمَا مِنْ نَبِيٍّ إِلاَّ وَقَدْ أَنْذَرَ قَوْمَهُ، لَقَدْ أَنْذَرَهُ نُوحٌ قَوْمَهُ، وَلَكِنِّي سَأَقُولُ لَكُمْ فِيهِ قَوْلاً لَمْ يَقُلْهُ نَبِيٌّ لِقَوْمِهِ، تَعْلَمُونَ أَنَّهُ أَعْوَرُ، وَأَنَّ اللَّهَ لَيْسَ بِأَعْوَرَ". قَالَ أَبُو عَبْد اللَّهِ: خَسَأْتُ الْكَلْبَ: بَعَّدْتُهُ ﴿خَاسِئِينَ﴾: مُبْعَدِينَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6175