Sahihu i Buhariut — Hadithi 6175
97. Nënkapitulli: Kur dikush i thotë tjetrit: "Largomu!"
6175. Nga: Abdullah ibn Omeri
Salimi transmeton se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit ndër njerëz, e lavdëroi Allahun ashtu siç i takon, pastaj e përmendi Dexhallin dhe tha: “Po ju paralajmëroj për të. Nuk ka pejgamber që nuk e ka paralajmëruar popullin e vet për të, e edhe Nuhu e ka paralajmëruar popullin e vet për këtë. Mirëpo, unë do t'ju tregoj për të diçka që asnjë pejgamber nuk i ka treguar popullit të vet: dijeni se ai është i verbër në njërin sy, kurse Allahu nuk është i verbër.”