Sahihu i Buhariut — Hadithi 6176

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ebu Tejahu, e ky nga Ebu Xhemra se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur delegacioni i fisit abdulkajs vajtën te Pejgamberi ﷺ, ai u tha: “Mirë se vini, o njerëz! Nuk do të jeni as të poshtëruar, as pishmanë (që keni ardhur tek unë) .” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne jemi prej fisit rebia, mes nesh dhe jush gjenden fisi mudar, andaj nuk po mund të vijmë, përveçse në muajt e shenjtë. Na urdhëro diçka konkrete, që, nëse punojmë sipas saj, hyjmë në Xhenet dhe t'i ftojmë në të ata që i kemi lënë mbrapa. Pejgamberi ﷺ u tha: “Jua urdhëroj katër gjëra dhe jua ndaloj katër të tjera: 1. Faleni namazin, 2. Jepeni zekatin, 3. Agjërojeni Ramazanin dhe 4. Jepeni një të pestën e plaçkës së luftës. Pastaj, mos pini atë që përgatitet në enë prej kungulli, shtambë, varelë dhe vorbë të katranosur (enë në të cilat zihej alkooli) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا عِمْرَانُ بْنُ مَيْسَرَةَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ: حَدَّثَنَا أَبُو التَّيَّاحِ، عَنْ أَبِي جَمْرَةَ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: لَمَّا قَدِمَ وَفْدُ عَبْدِ الْقَيْسِ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "مَرْحَبًا بِالْوَفْدِ الَّذِينَ جَاءُوا غَيْرَ خَزَايَا وَلاَ نَدَامَى". فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا حَىٌّ مِنْ رَبِيعَةَ وَبَيْنَنَا وَبَيْنَكَ مُضَرُ، وَإِنَّا لاَ نَصِلُ إِلَيْكَ إِلاَّ فِي الشَّهْرِ الْحَرَامِ، فَمُرْنَا بِأَمْرٍ فَصْلٍ نَدْخُلُ بِهِ الْجَنَّةَ، وَنَدْعُو بِهِ مَنْ وَرَاءَنَا. فَقَالَ: "أَرْبَعٌ وَأَرْبَعٌ: ١. أَقِيمُوا الصَّلاَةَ، ٢. وَآتُوا الزَّكَاةَ، ٣. وَصَوْمُ رَمَضَانَ، ٤. وَأَعْطُوا خُمُسَ مَا غَنِمْتُمْ. وَلاَ تَشْرَبُوا فِي الدُّبَّاءِ، وَالْحَنْتَمِ، وَالنَّقِيرِ، وَالْمُزَفَّتِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6176