Sahihu i Buhariut — Hadithi 6176

98. Nënkapitulli: Kur dikush thotë: Mirë se vjen!

Aishja thotë: "Pejgamberi ﷺ i tha Fatimes: “Mirë se vjen, oj bija ime!” Umu Hani thotë: Njëherë shkova te Pejgamberi ﷺ dhe më tha: “Mirë se vjen, oj Umu Hani!”

6176. Nga: Abdullah ibn Abasi

Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ebu Tejahu, e ky nga Ebu Xhemra se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur delegacioni i fisit abdulkajs vajtën te Pejgamberi ﷺ, ai u tha: “Mirë se vini, o njerëz! Nuk do të jeni as të poshtëruar, as pishmanë (që keni ardhur tek unë).”
Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne jemi prej fisit rebia, mes nesh dhe jush gjenden fisi mudar, andaj nuk po mund të vijmë, përveçse në muajt e shenjtë. Na urdhëro diçka konkrete, që, nëse punojmë sipas saj, hyjmë në Xhenet dhe t'i ftojmë në të ata që i kemi lënë mbrapa. Pejgamberi ﷺ u tha: “Jua urdhëroj katër gjëra dhe jua ndaloj katër të tjera:
1. Faleni namazin,
2. Jepeni zekatin,
3. Agjërojeni Ramazanin dhe
4. Jepeni një të pestën e plaçkës së luftës.
Pastaj, mos pini atë që përgatitet në enë prej kungulli, shtambë, varelë dhe vorbë të katranosur
(enë në të cilat zihej alkooli).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 6176

Hadithe të ngjashme: Shiko (11)

Fjalë të panjohura?