Sahihu i Buhariut — Hadithi 6193

Etika dhe mirësjellja · Transmetuesi: Seid ibn Musejibi

Shqip

Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi se Abdulhamid ibn Xhubejr ibn Shejbe tregon: “Një ditë, teksa rrija ulur me Seid ibn Musejebin, më tregoi se gjyshi i tij, Hazni, njëherë vajti te Pejgamberi ﷺ, i cili e pyeti: - “Si quhesh?” - Quhem Hazn (Pikëllim). - “Emri yt le të jetë Sehël (Lehtësim) ”, - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. - Nuk do ta ndërroj emrin që ma ka vënë babai im, - tha Hazni. Ibn Musejebi thotë: “Që atëherë, pikëllimi vazhdoi të jetë i pranishëm ndër ne.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ مُوسَى: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، أَنَّ ابْنَ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَهُمْ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ الْحَمِيدِ بْنُ جُبَيْرِ بْنِ شَيْبَةَ قَالَ: جَلَسْتُ إِلَى سَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ فَحَدَّثَنِي أَنَّ جَدَّهُ حَزْنًا قَدِمَ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ. فَقَالَ: "مَا اسْمُكَ؟" قَالَ: اسْمِي حَزْنٌ. قَالَ: "بَلْ أَنْتَ سَهْلٌ". قَالَ: مَا أَنَا بِمُغَيِّرٍ اسْمًا سَمَّانِيهِ أَبِي. قَالَ ابْنُ الْمُسَيَّبِ: فَمَا زَالَتْ فِينَا الْحُزُونَةُ بَعْدُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/6193